LAJME

Konjufca: Kosova në linjë me partnerët për rihapjen e sigurt të Ngushticës së Hormuzit

Konjufca: Kosova në linjë me partnerët për rihapjen e sigurt të Ngushticës së Hormuzit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Prill 2026, 08:28

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë, me ftesë të sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ku ishin të pranishëm mbi 40 ministra të jashtëm nga vende të ndryshme të botës. Në fokus të diskutimit ishte situata në Ngushtica e Hormuzit.

Gjatë takimit u theksua se liria e lundrimit është një parim themelor që nuk mund të vihet në pikëpyetje, ndërsa koridoret ndërkombëtare të tregtisë nuk duhet të përdoren si mjete presioni. Po ashtu, pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e mbrojtjes së anijeve civile dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Konjufca bëri të ditur se Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Irani, të cilat, sipas tij, shkelin këto parime. Ai theksoi se Kosova qëndron në linjë me partnerët ndërkombëtarë në thirrjen që Ngushtica e Hormuzit të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

Sipas tij, ndërprerjet në këtë rrugë strategjike nuk janë vetëm çështje rajonale, por kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomitë globale, përfshirë edhe Kosovën. Ai paralajmëroi se situata ndikon në zinxhirët globalë të furnizimit, çmimet e energjisë dhe sigurinë ekonomike.

Në përfundim, Konjufca ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar në mbështetje të partnerëve euroatlantikë dhe në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe forcimin e sigurisë ndërkombëtare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika