LAJME

Konjufca: Kosova ka zgjedhur Evropën, Franca mbetet partner i rëndësishëm

Konjufca: Kosova ka zgjedhur Evropën, Franca mbetet partner i rëndësishëm
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Korrik 2026, 09:57

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se Franca është një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. 

Pas ceremonisë së nënshkrimit të pesë marrëveshjeve të bashkëpunimit me ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad, Konjufca ka deklaruar se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për perspektivën evropiane të Kosovës. 

“Republika e Kosovës ka dëshmuar përkushtimin e palëkundur ndaj reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe përafrimit të politikave të saj edhe të jashtme, edhe të sigurisë, me Bashkimin Evropian. Në një kohë kur Evropa përballet me sfida të mëdha të sigurisë, besueshmëria e projektit evropian varet nga një zgjerim më i shpejtë dhe i drejtë, e i bazuar në merita. Kosova ka bërë zgjedhjen e saj strategjike dhe zgjedhja jonë është Evropa, Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Konjufca, raporton EO.

Ai tha se Republika e Kosovës ka dëshmuar përkushtimin e palëkundur ndaj reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe përafrimit të politikave të saj edhe të jashtme, edhe të sigurisë, me Bashkimin Evropian.

“Franca, qysh prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka qenë dhe mbetet një partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe shtyllë e projektit për integrimin evropian të vendit tonë. Jam i kënaqur se sot, së bashku me ministrin e Financave, Murati, së bashku me përfaqësuesin e Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe me mikun tim, Benjamin, nënshkruam këto pesë marrëveshje të rëndësishme, së bashku edhe me letrën e qëllimit, dhe kjo tregon që Franca dhe Kosova, përmes këtyre marrëveshjeve, po ngrenë në një dimension krejt të ri marrëdhënien e tyre dypalëshe”, është shprehur Konjufca.

Ai ka thënë se ministrit francez i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, përfshirë edhe ndihmën e Francës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika