Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për Nju Jork (SHBA) për të përfaqësuar Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Konjufca ka udhëtuar për në Nju Jork, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Siç bëhet e ditur nga MPJD, seanca e Këshillit të Sigurimit do të mbahet të enjten, nga ora 10:00 sipas kohës lokale, derisa në Kosovë do të jetë me fillim nga ora 16:00.
“Në këtë seancë do të mbahet briefing-u i radhës për Kosovën” – shkruan MPJD.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




