LAJME

Konjufca ka nisur një vizitë zyrtare disaditore në Austri

Konjufca ka nisur një vizitë zyrtare disaditore në Austri
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Qershor 2022, 08:11

Ai pritet të takohet me kryeparlamentarin austriak, Volfgang Sobotka.

Takimi pritet të mbahet nesër në Pallatin Epstein, në Vjenë.

Kryeparlamentari do të mbajë një ligjëratë në Institutin për Paqe, në Vjenë, si dhe do të zhvillojë një takim me historianin Oliver Shmit.

Po ashtu, është paraparë një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë, me kryetarin e saj dhe me eurodeputetin Lukas Mandi, si dhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë atje.

Gjatë qëndrimit në Austri kryeparlamentari Konjufca do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucionalë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika