Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit të sistemit politik.
Konjufca këto komente i bëri në takim me organizatat partnere të Kuvendit.
“Ka qenë takim i nevojshëm dhe i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, për shkak se unë besoj se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit tonë dhe sistemit tonë politik. Meqenëse edhe me Kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari u zotua se takime si këto do të mbahen sa më shpesh.
“Për neve është e çmueshme për arsye se ne i realizojmë objektivat tona që janë për interesin e qytetarit të Kosovës, kështu që për këto vite si institucion përfaqësues Kuvendi ka arritur që duke përfshirë shoqërinë civile ta kthejmë në nivelin e transparencës e që është ndër vendet e para në rajon. Ky takim le të na shërbejë si nevojë për diskutim për atë se çka është arritur deri tash”, tha Konjufca.