LAJME

Konjufca fillon takimin me homologun e tij shqiptar

Konjufca fillon takimin me homologun e tij shqiptar
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Qershor 2021, 10:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Takimi i tij i parë është me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Pas takimit, të dy kryetarët do të kenë një deklaratë të përbashkët për media.

Ndryshe, Konjufca gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika