Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe kryenegociatori i Kosovës për Dialogun Kosovë-Serbi, Agron Bajrami, kanë takuar dhe diskutuar me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Diskutimin me Sorensenin të zhvilluar në ambasadën e Kosovës në Bruksel, aty ku Bajrami njëherësh është edhe ambasador, Konjufca e ka vlerësuar si “të stukturuar”.
“Së bashku me Kryenegociatorin tonë Agron Bajrami, riafirmuam se Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive – me qëllimin e qartë për të përfunduar procesin përmes njohjes së ndërsjellë”- ka shkruar Konjufca në “X”.





