LAJME

Konjufca dënon sulmin ndaj Muhaxherit: I uroj shërim të shpejtë, dhuna nuk ka qenë kurrë zgjidhje

Konjufca dënon sulmin ndaj Muhaxherit: I uroj shërim të shpejtë, dhuna nuk ka qenë kurrë zgjidhje
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2024, 16:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një postimi në Facebook, ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Konjufca ka thënë se një veprim i tillë është papranueshëm për shoqërinë kosovare që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë, duke kèrkuar tutje nga organet kompetente që ta zbardhin plotësisht këtë ngjarje.

“E dënoj sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, si një akt të papranueshëm për shoqërinë tonë që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë. I uroj shërim të shpejtë e shëndet të plotë! Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj. Mbështes organet përkatëse në punën e tyre për zbardhje të plotë të ngjarjes dhe bëj thirrje që organet e drejtësisë ta ndjekin në plotni rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.”, ka shkruar Konjufca./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika