- Reklama -

Kongresisti i shkruan Bidenit për Kosovën: Aleati më i mirë duhet të hyjë në NATO

Kosova duhet të pranohet në NATO si përgjigje për pushtimin rus të Ukrainës, ka kërkuar një ligjvënës amerikan në letrën drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në letrën drejtuar Bidenit dhe Sekretarit Antony Blinken, kongresisti Ritchie Torres ka thënë se Kosova është aleat i mirë i Kosovës dhe duhet t’i bashkohet NATO-s për të kundërshtuar ndikimin rus në rajon.

- Reklama -

“Më 27 shkurt, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, bëri thirrje për ‘pranim të përshpejtuar në NATO’. Për më shumë, më 3 mars, Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë që i kërkon Qeverisë të nisë negocimin për pranim në NATO. S’mund të pajtoheshim më shumë me këto veprime”, ka shkruar në letrën e tij Torres. “Përderisa Rusia vazhdon të sillet si akter irracional dhe Serbia po i forcon raportet me Rusinë, është kyçe që të ndihmojmë aleatin tonë, Kosovën, t’i bashkohet NATO-s. Me zhvillimet e shpejta të situatës së sigurisë në Evropë, duhet të qëndrojmë me aleatin tonë”.

Teksa ka shpërndarë një artikull për letrën Bidenit, Torres ka shkruar në Twitter se SHBA-ja s’ka aleat më të mirë se Kosovën në Evropën juglindore. Ai ka shtuar se Kosova është ndër shtetet e para që pranoi refugjatët afganë dhe se tani është koha që Kosova të pranohet në NATO.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort