Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më datë 15.10.2025, rreth orës 12:31, patrulla e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor (NJRTRR) në Prizren, përmes radarit mobil, ka identifikuar kundërvajtjen e shkaktuar nga drejtuesi i veturës BMW XM me targa zvicerane, i cili ka qarkulluar me 77 km/h në zonën me kufizim prej 50 km/h.
Policia bën të ditur se pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi ka qenë nën masën e ndalesës për drejtimin e mjetit motorik. Si pasojë, patrulla ka konfiskuar automjetin në bazë të nenit 246, paragrafi 5 dhe l të Ligjit për Trafikun Rrugor, si dhe i është shqiptuar gjobë prej 500 euro dhe masë ndalese shtesë prej 6 muajsh.





