Në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar 293 fishekë dhe një uniformë me logo të Ushtrisë së Serbisë.
Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila konfirmoi se gjërat e gjetura në vendngjarje, të cilat u zbuluan gjatë një kontrolli, të mërkurën, janë konfiskuar.





