Policia e Kosovës ka konfiskuar municion dhe pajisje të ndryshme në një shtëpi të pabanuar në fshatin Padinë të Zubin-Potokut, gjatë një patrullimi të realizuar pasditen e 6 prillit.
Sipas njoftimit policor, autoritetet kanë hasur në 15 fishekë të mbushur për pushkë gjuetie, 11 fishekë të zbrazur, si dhe një makinë për mbushjen e fishekëve.





