Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se pas një aksioni të Doganës, Policisë dhe Prokurorisë janë konfiskuar 83.5 kilogram heroinë dhe janë arrestuar siç ka thënë ai dy persona.
Sveçla thotë se rezultatet nuk mungojnë kur mes institucioneve ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë.
“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë. Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë! 83.5 kilogram heroin më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka deklaruar ai.





