- Reklama -

Konfiskohen mbi 19 kilogramë narkotikë në Prizren

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, kanë trajtuar një informacion për posedim të lëndëve narkotike nga një i dyshuar.

Pas hetimeve paraprake, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin: A.Q., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).

- Reklama -

Poashtu nga Policia është arritur të lokalizohet edhe shtëpia e tij dhe pas plotësimit të procedurave për kontroll nga organet e drejtësisë, në ora 12:27 është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje është thënë se i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort