LAJME

Konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë 6 mijë euro në Prizren

Konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë 6 mijë euro në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2022, 15:26

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mallra të kontrabanduar në vlerë 6 mijë euro.

Përmes një njoftimi për media, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur në regjionin e Prizrenit.

“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në regjionin e Prizrenit kane identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra pa dokumentacion, respektivisht pas ndalesës u gjetën 15 pako me  pjesë për Motor-sharra. Vlera e mallrave të kontrabanduar është afër 6000 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Dogana ka njoftuar se mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika