Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me inspektorët komunal në Ferizaj gjatë ditës ka nisur një aksion për inspektimin e të gjitha mishtoreve në këtë komunë. Ndërkohë ky aksion ka rezultuar me konfiskimin e 700 kg mish të prishur që nuk i ka plotësuar kushtet ligjore tregtim.
Lamir Thaçi zëdhënës i AUV-së ka thënë se produktet e konfiskuar janë: mish i freskët, mish i grire, suxhuk, virshlle, mish i terur.
“E gjithë sasia u tërhoq nga shitja, u bllokua me urdhër të inspektorit. E gjithë sasia e mishit të ndaluar do të asgjësohet në prani të inspektorëve kompetent. Shumica e mishtoreve posedonin kushte të mira higjienike, për hapësirat që kishte defekte u urdhëruan përmirësimet brenda afateve kohore”, ka thënë Thaçi.








