Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës më 25.02.2025, kanë konfiskuar 207 lloje të ndryshme të barnave të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme.
Dogana përmes një komunikate për media tha se sasia e produkteve farmaceutike u gjet në një barnatore në Pejë.“Gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehur brenda objektit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme. Si rezultat i këtij operacioni, janë konfiskuar 207 lloje të ndryshme të barnave, në një sasi totale prej 738 copë”- sqaroi Dogana e Kosovës.





