LAJME

Konfiskohen 1200 litra Coca-Cola të kontrabanduara

Konfiskohen 1200 litra Coca-Cola të kontrabanduara
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Korrik 2021, 10:02

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar 1200 litra Coca-Cola të kontrabanduara.

Sipas njoftimit nga Dogana thuhet se kjo sasi është konfiskuar në regjionin e Mitrovicës.

“Në regjionin e Mitrovicës, Njësitet Anti-kontrabandës të Doganës se Kosovës kane arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një Automjet Transportues / Furgon I cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar / Pije joalkoolike në sasi prej 1200 Litra”, thuhet në njoftim.

Dogana ka theksuar se të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika