Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci u shpreh se sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, këto do të sjellin një legjitimimet të ri të institucioneve.“Për fat keq është se kësaj radhe zgjedhjet po mbahen shumë shpesh. Ka një kohë të gjatë që në Kosovë nuk ka një qeveri stabël, që të ketë një mandat të plotë, por kjo në këtë radhë është e mirëseardhur se e konfirmoi Gjykata Kushtetuese.
Në realitetin aktual, ku ne aktualisht nuk kemi kryeministër sepse sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese zoti Hoti asnjëherë nuk ka qenë kryeministër dhe qeveria Hoti aktualisht nuk më është një qeveri legjitime. Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimimet të ri të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ajo në Euronews Albania.“Ne aktualisht dhe ligjërisht, do të duhej të ishim në pushtet, për më tepër të gjitha sondazhet e tregojnë se Lëvizja jo vetëm që është fuqia e parë politike në vend dhe do të fitojë bindshëm, dhe do të kalojë edhe 50% dhe do arrijë që të krijojë një qeveri stabile”, tha Nagavci.





