LAJME

Konfirmohet dorëheqja e kryeministrit serb

Konfirmohet dorëheqja e kryeministrit serb
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Mars 2025, 18:57

Kuvendi i Serbisë ka konfirmuar dorëheqjen e Kryeministrit Millosh Vuçeviç.

Me dorëheqjen e tij, duhet të nisë menjëherë puna për zgjedhjen e qeverisë së re.

Nëse deri më 18 prill nuk zgjidhet qeveria e re, do të mbahen zgjedhje të reja parlamentare.

Vuçeviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme më 28 janar, pas protestave të mëdha të qytetarëve që kërkojnë drejtësi për shkaktarët e tragjedisë së Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika