Një ulje të lehtë panë pësuar rastet e infeksionit me covid në 24 orët e fundit, në krahasim me ditën e djeshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë testuar pozitivë 274 raste të reja, 6 raste me pak se dje, kur u regjistruan 280 të tillë.
Janë kryer 4,799 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 274 qytetarë, në këto bashki: 112 Tiranë, 17 raste në Fier, Elbasan, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Vlorë, 14 raste në Lushnje, Gjirokastër, 9 Malësi e Madhe, 7 raste në Kurbin, 6 raste në Sarandë, 5 raste Vau i Dejës, 4 raste në Lezhë, Durrës, Kavajë, 3 raste në Has, Krujë, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 2 raste në Kukës, Mat, Konispol, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Himarë, Korçë, Devoll, Berat, Kuçovë, Poliçan, Peqin.
Aktualisht janë 1,752 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 37 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 46 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,549 që nga fillimi i epidemisë.





