Komuna e Mitrovicës së Jugut me urdhëresë e ka ndaluar qarkullimin e të gjithë trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në sheshin e Komunës së Mitrovicës.
Po ashtu kjo komunë, ua ka ndaluar qarkullimin e të gjithë trotineteve elektrikë, biçikletave elektrike, motoçikletave dhe mopedëve elektrikë në hapësira ku ka qarkullim të lartë të këmbësorëve.






