LAJME

Komuna e Rahovecit themelon Shtabin Komunal për Emergjencë për menaxhimin e vërshimeve

Komuna e Rahovecit themelon Shtabin Komunal për Emergjencë për menaxhimin e vërshimeve
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Janar 2026, 16:02

Komuna e Rahovecit e ka themeluar Shtabin Komunal për Emergjencë, pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Sipas njoftimit, Shtabi operon në çdo kohë dhe koordinon të gjitha ndërhyrjet për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e qytetarëve.

“Komuna kërkon nga të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo rast që kërkon ndërhyrje të menjëhershme në numrat: 029/278/666 – Zjarrfikësit Rahovec, 112 – Numri Unik Emergjent, 193 – Njësiti i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe 192 – Policia e Kosovës.” – njofton Komuna e Rahovecit.

Pjesë e Shtabit të themeluar është kryetari Smajl Latifi, nënkryetari Betim Zllanoga, Irfan Berisha, drejtori i Shërbimeve Emergjente, Muhamet Morina, drejtori i Arsimit dhe të tjerë anëtarë.

Përveç Rahovecit, si komuna që janë duke u ballafaquar me vërshime nga reshjet e dendura janë edhe Klina, Skenderaj, Drenasi, Gjakova, Fushë Kosova, Prizreni dhe Deçani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika