LAJME

Komuna e Prizrenit të mërkurën bën prerjen e dy drunjve të rrezikshëm në Marash

Komuna e Prizrenit të mërkurën bën prerjen e dy drunjve të rrezikshëm në Marash
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Gusht 2022, 13:49

Komuna e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se ka filluar identifikimin e drunjëve të rrezikshëm për qytetarët në disa lokacione në qytetin e Prizrenit.

Sipas njoftimit të komunës, nesër  më 24 Gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në zonën e Marashit në Prizren, do të bëhet prerja e dy drunjve, të cilët konsiderohen të rrezikshëm për qytetarët.

Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim, pasi, në këtë zonë do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike dhe do të bllokohet rruga magjistrale nga Qendra rekreative “Andrra” deri te rruga në restorantin “River Hill”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika