LAJME

Komuna e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit

Komuna e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Qershor 2024, 14:55

Komuna e Prizrenit , ditën e merkurë, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.

Me rast të kësaj dite, në fshatin Poslisht, u bë pastrimi i hapsirës së jashtme përreth objektit të SHFMU “Hasim Maliqaj”, si dhe në lokacionin në dalje të fshatit është identifikuar një pikë ilegale e mbeturinave që u eliminua për t’u rikthyer ne hapsirë të gjelbër e të pastër.

Ky aktivitet i Drejtorisë së Shërbime Publike u shënua me pjesëmarrjen e banorëve, nxënësve dhe zyrtarëve komunalë me synim ndërgjegjësimin publik që ndotja e ambientit duhet të parandalohet me një bashkëpunim të mirëfilltë mes organeve komunale dhe qytetarëve.

Gjatë këtij aksioni simbolik u mbollën 25 fidanë dhe u vendosën 4 tabela që bëjnë thirrje për ruajtjen e mjedisit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika