LAJME

Komuna e Prizrenit së shpejti do të plotësojë Rregulloren për Përdorimin e Gjuhëve

Komuna e Prizrenit së shpejti do të plotësojë Rregulloren për Përdorimin e Gjuhëve
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shkurt 2024, 15:17

Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, i ka pritur në zyren e tij, dy përfaqësues të Rrjetit Ad Hoc për çështjen e vendimit për gjuhën rome, Osman Osmanin dhe Fatmir Menekshen.

Tema e takimit ishte kërkesa për plotësim/ndryshim të Rregullorës së Përdorimit të Gjuhëve në Komunën e Prizrenit, i cili do të jetë dokument publik/komunal i cili do të lehtësojë përdorimin e gjuhës rome në institucione dhe do të ndihmojë efektivitetin në zbatimin e vendimit të njohjes së gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtarë të datës 31 tetor 2022, në prag të manifestitmit të ditës ndërkombëtare të gjuhës rome – 5 nëntorin.

Përpos këtij takimi, në javën e kaluar, më 2 shkurt është realizuar edhe takimi me kryesuesen e Kuvendit të Prizrenit, Antigona Berisha- Bytyqi, e cila ka treguar gatishmëri për bashkëpunim sikurse tek procedimi në Kuvend të kësaj çështje në tetorin e vitit 2022.

Plotësim/ndryshimi i Rregullorës jo vetëm do të lehtësoj zbatimin e vendimit që Gjuha Rome e ka statusin e gjuhës në përdorim zyrtar, por edhe do të kontribuojë në luftimin e diskriminimit ndaj gjuhës dhe komunitetit rom.

Avokimi realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i diversitetit dhe gjuhës rome në komunën e Prizrenit dhe fushata ndërgjegjësuese për luftimin e diskriminimit” të implementuar nga organizatat: Nevo Koncepti, Durmish Aslano dhe ROMTEGRA dhe të mbështetur nga Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika