Komuna e Prizrenit, përmes Sektorit të Mjedisit dhe Menaxhimit të Mbeturinave, njofton se nga 1–7 maj 2026 organizohet aksioni pranveror për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme, duke përfshirë këtu mobilje të vjetra, pajisje shtëpiake të papërdorshme, si dhe dyshekë, tepihë dhe mbeturina të tjera të vëllimshme.
Sipas njoftimit, shërbimi është pa pagesë dhe do të organizohet vetëm dy herë në vit.
“Mbeturinat duhet të vendosen sipas orarit të caktuar të shërbimit të rregullt, para shtëpive ose në pikat më të afërta të grumbullimit” – thuhet në njoftim.





