Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me PREDA Plus, ka njoftuar për organizimin e një konsultimi publik në kuadër të projektit “EMPOWERED – Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara, Bashkëpunimi Rajonal dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas njoftimit zyrtar, konsultimi do të mbahet të enjten, më 16 prill 2026, duke filluar nga ora 10:30, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit (e njohur si “Shtëpia e Bardhë”).
Qëllimi i këtij aktiviteti është të fuqizojë përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara (PAK) në nivel lokal, përmes diskutimeve të hapura mbi prioritetet, nevojat dhe projektet konkrete që adresojnë sfidat e kësaj kategorie dhe familjeve të tyre.





