Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër, më 19 shkurt, ditë e hënë për nder të festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, do të jetë ditë pushimi.
NJOFTIMI I PLOTË:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit,
Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nder të festës së Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, ditë pushimi do të jetë:
E hënë, 19 shkurt 2024.
Urime Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.