LAJME

Komuna e Prizrenit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug”

Komuna e Prizrenit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug”
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Prill 2023, 10:05

Sot kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën joqeveritare “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug).

Si pjesë e këtij bashkëpunimi do zbatohen politikat e zhvillimit rajonal, projekti Ekipi Rajonal për Projekte Komunale, pastaj skema e granteve për biznese duke e rritur punësimin, prodhimin, përpunimin dhe shërbimet, ku dhe njëkohësisht do të krijohen mundësi të reja për zhvillim socio-ekonomik në komunën e Prizrenit.

Po ashtu, përmes një postimi në facebook komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se pjesë e memorandumit do të jetë dhe implementimi i projektit ROMACTED i dalë nga bashkëpunimi me Këshillin e Evropës.

 

Mund të jetë një imazh i 2 personaMund të jetë një imazh i 4 persona dhe Zyra Ovale

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika