LAJME

Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë me Institutin për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”

Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë me Institutin për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2023, 13:12

Komuna e Prizrenit sot ka nënshkruar kontratë me Institutin për Hulumtime Zhvillimore “Riinvest”, për zbatimin e procedurës së vlerësimit të qeverisjeve lokale dhe certifikimit me mjedis të favorshëm biznesi.

Për këtë ka njoftuar kryetari i komunës, Shaqir Totaj, përmes një njoftimi në facebook.

“Qëllimi i kësaj kontrate është vendosja e bashkëpunimit dhe krijimi i ambientit adekuat për bizneset në rajonin e Evropës Juglindore përmes përmbushjes së kritereve dhe kërkesave të standardit BFC SEE – Edicioni i IV-të”, thuhet tutje në postimin e kryetarit.
Mund të jetë një imazh i 2 persona

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika