Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në 26 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Vërrinit, nënkryetari Kujtim Gashi, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, zyrtarë e qytetarë u mblodhën sot për t’i kujtuar dhe nderuar dëshmorët e kombit në varrezat e dëshmorëve në Landovicë si dhe në fshatrat Kushnin dhe Lez u nderuan dëshmorët dhe martirët, bëhet e ditur në njoftim.
Komuna e Prizrenit ndan çaste nga 26-vjetori i Epopesë së Vërrinit, ku u nderuan dëshmorët e kombit

“Duke kujtuar sakrificën e ushtarëve të UÇK-së dhe të popullit në kohët e vështira të historisë sonë, na jep kurajo dhe forcë për ta fuqizuar shtetin tonë, që themelet i ka tek të rënët për çlirim dhe liri. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!”, shkruan komuna e Prizrenit në Facebook./TVPrizreni/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

