Komuna e Prizrenit ka bërë publike ftesën për ofertë për dhënien me qira të lokaleve afariste, prona këto të komunës.
Lokalet e caktuara jepen me qira në kohëzgjatje prej pesë vitesh, konkretisht deri më 31.12.2027.
Të drejtë pjesëmarrje në këtë ofertë kanë të gjithë personat fizik dhe juridik.
Personat fizik, kahas aplikacionit, në kuvertë duhet të ofrojnë edhe:
– kopjen e letërnjoftimit;
– dëshmi mbi pagesën e tatimit në proë për vitin 2022 dhe;
– dëshmi mbi pagesën e muajit të fundit për mbledhjen e mbeturinave.
Personat Juridik të cilët marrin pjesë në këtë ofertë duhet të sjellin edhe këto dokumente:
– Certifikatën e biznesit;
– Vërtetimin e tatimit në pronë për vitin 2022;
– Vërtetimin e mbeturinave (jo më i vjeter se një muaj para hapjes së ofertave);
– Vërtetimin nga ATK, jo me të vjetër se tre muaj para hapjes së ofertave.
Për më shumë informacione këtu.