Në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe revitalizimi i hapësirave publike në zonën e parë të mbrojtur në pjesën e vjetër të qytetit, restaurimi i shesheve dhe objekteve”, Drejtoria e Shërbimeve Publike lëshon kētë njoftim:
“Njoftohen bizneset dhe banorët përgjatë rrugës “Vatrat Shqiptare”, duke filluar nga Xhamia e “Sinan Pashës” në drejtim të zyrave të KRU Hidroregjioni Jugor SH.A., se nga data 11 shtator 2024 (e mërkurë) duhet të lirohen hapësirat publike – duhet të largohen tavolinat dhe gjërat tjera sepse do të fillojnë punimet për instalimet elektrike nëntokësore.






