Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me GIZ-in, ka filluar shpërndarjen e komposterëve falas për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Të drejtë aplikimi, për t’u pajisur me komposterë, kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Si mund të pajiseni me komposterë?
Paraqitja bëhet në sportelin për menaxhimin e mbeturinave, ku të interesuarit duhet të prezantojnë:
– Faturën e taksës për mbeturina,
– Të posedojnë hapësirë/gjelbërim në kopshtet e tyre,
– Gatishmërinë e bashkëpunimit për t’u monitoruar nga Komuna procesin gjatë kompostimit.
Përdorimi i komposterit bën zvogëlimin e sasisë së mbeturinave, prandaj, kontribuoni për një ambient të pastër. 🌿🌳🌱
Aplikimi bëhet në Komunën e Prizrenit, përkatësisht, në Sektorin e Menaxhimit të Mbeturinave.
Për më shumë informata, mund të telefononi në numrin 📞038 / 200 44 750, thuhet në njoftim.