Home LAJME Komuna e Prizrenit ka filluar shpërndarjen e komposterëve falas për qytetarët e Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka filluar shpërndarjen e komposterëve falas për qytetarët e Komunës së Prizrenit

0
Komuna e Prizrenit ka filluar shpërndarjen e komposterëve falas për qytetarët e Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me GIZ-in, ka filluar shpërndarjen e komposterëve falas për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Të drejtë aplikimi, për t’u pajisur me komposterë, kanë të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Si mund të pajiseni me komposterë?

Paraqitja bëhet në sportelin për menaxhimin e mbeturinave, ku të interesuarit duhet të prezantojnë:

– Faturën e taksës për mbeturina,
– Të posedojnë hapësirë/gjelbërim në kopshtet e tyre,
– Gatishmërinë e bashkëpunimit për t’u monitoruar nga Komuna procesin gjatë kompostimit.

Përdorimi i komposterit bën zvogëlimin e sasisë së mbeturinave, prandaj, kontribuoni për një ambient të pastër. 🌿🌳🌱

Aplikimi bëhet në Komunën e Prizrenit, përkatësisht, në Sektorin e Menaxhimit të Mbeturinave.

Për më shumë informata, mund të telefononi në numrin 📞038 / 200 44 750, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here