- Reklama -

Komuna e Prizrenit i përgjigjet kërkesës së qytetarit, riparon rrugën në lagjen “Ortakoll”

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit pas pranimit të kërkesës nga komuniteti, të postuar në platformën ndreqe.com, ka intervenuar për riparimin e një rruge në lagjen “Ortakoll”.

Një qytetar, në muajin janar, përmes kësaj platforme ka adresuar shqetësimin për gropat në rrugën “Bekim Berisha”, përkatësisht për vështirësitë e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve.

- Reklama -

“Situata përkeqësohet edhe më shumë pasi automjetet parkohen në anën e djathtë të rrugës, duke lënë vetëm anën e majtë për kalim, e cila është e dëmtuar dhe e pasigurt për t’u përdorur. Ju lutem që të ndërmerrni masa sa më parë për të riparuar këtë problem, pasi po shkakton vështirësi për banorët e lagjes dhe përdoruesit e rrugës”, thuhej në kërkesën për intervenim.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi, muajin e shkuar ka kërkuar përgjigje nga drejtori i DShP-së, Çelë Lamaj. Por ai ka kërkuar sqarime për lokacionin e saktë, meqë sipas tij një gjë e tillë nuk ishte precizuar në kërkesë. Pas marrjes së këtyre sqarimeve Lamaj ka autorizuar operatorin përkatës, dhe është realizuar intervenimi për riparimin e kësaj rruge.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për parregullsitë në vendbanimet e tyre, teksa organet përkatëse konform mundësive po ndërmarrin veprime për zgjidhjen e këtyre problemeve. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gara fatale me vetura, Syla pranon fajin  

Arlind Syla e Irfan Hoti dolën para trupit gjykues...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort