VENDI

Komuna e Prizrenit hap aplikimin për mbështetje financiare për të sëmurët e kësaj kategorie

Komuna e Prizrenit hap aplikimin për mbështetje financiare për të sëmurët e kësaj kategorie
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2022, 10:30

Komuna e Prizreni përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka njoftuar  të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit të sëmurë me CA, tumore si dhe fëmijët deri në 18 vjeç të sëmurë me sëmundje neuromuskulare-distrofi muskulare, paraliza cerebrale, sëmundjet metabolike dhe diabet insulin vartës, se ka filluar aplikimi për mbështetje financiare për këto kategori nga Drejtoria Komunale e Shëndetësisë, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit të sëmurë me CA, tumore si dhe fëmijët deri në 18 vjeç të sëmurë me sëmundje neuromuskulare-distrofi muskulare, paraliza cerebrale, sëmundjet metabolike dhe diabet insulin vartës, se ka filluar aplikimi për mbështetje financiare për këto kategori nga Drejtoria Komunale e Shëndetësisë.
Dokumentacioni i nevojshmëm për aplikim përfshin:
– Dokumentacionin mjekësor
– Kopjen e letërnjoftimit
– Ekstraktin e lindjes
– Konfirmimin e xhirollogarisë aktive-rrjedhëse

Afati i aplikimit do të jetë deri më 15.11.2022 dhe mbështetja financiare për këto kategori jepet vetëm një herë brenda një viti.

Të gjithë personat që janë të prekur nga këto sëmundje si më lartë, së pari duhet të lajmërohen tek Drejtoria e Shëndetësisë përkatësisht tek zyrtari përgjegjës, në katin e tretë të QKMF-së për kompletimin e dokumentacionit adekuat, e më pas të parashtrojnë kërkesën tek sportelet e administratës komunale.
Puna me palë është çdo të martë dhe të enjte, nga ora 10:00-12:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika