Komuna e Prizrenit ka hapur thirrje publike për aplikim për mbështetje financiare për prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2024, raporton Tv Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen të gjithë prindërit, veçanërisht nënat (lehona), të cilat kanë lindur fëmijë gjatë periudhës nga 1 janari 2024 deri më 31 dhjetor 2024, se mund të aplikojnë për mbështetje financiare nga Komuna e Prizrenit. Aplikimet, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, sipas Rregullores Komunale për kushtet, kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, transfereve dhe granteve, duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale.





