Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Prizrenit do të organizojë trajnim me temën “Mbrojtja e hardhisë së rrushit nga sëmundjet dhe dëmtuesit”, e me këtë rast janë ftuar të gjithë fermerët dhe vreshtarët.
Trajnimi mbahet më 18 qershor 2024 (e martë) nga ora 10:00, në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Objekti i Komunës së Prizrenit – kati i tretë).
Ky trajnim organizohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i zonave rurale përmes avancimit të shërbimeve këshilluese”.
