LAJME

Komuna e Prizrenit fton bizneset dhe akterët e sektorit të turizmit të marrin pjesë në panairin “Tourism Fair Albania 2026 (TFA26)”

Komuna e Prizrenit fton bizneset dhe akterët e sektorit të turizmit të marrin pjesë në panairin “Tourism Fair Albania 2026 (TFA26)”
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Janar 2026, 16:29

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka ftuar bizneset dhe akterët e sektorit të turizmit që të marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “Tourism Fair Albania 2026 (TFA26)”, i cili do të mbahet më 11–12 shkurt 2026 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.

“Ky panair organizohet nga Iceberg Exhibitions, në bashkëpunim me Neë Deal Europe dhe mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë. TFA26 konsiderohet një nga ngjarjet kryesore të industrisë së turizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar mundësi të rëndësishme për promovim, rrjetëzim dhe bashkëpunime B2B” – thuhet në njoftim.

Kush mund të aplikojë për pjesëmarrje, sipas njoftimit të komunës:

  • Hotelet dhe resortet
  • Operatorët turistikë dhe agjencitë turistike
  • Guidat turistike
  • Bizneset e transportit turistik
  • Operatorët e udhëtimeve dhe makinave me qira
  • Platformat digjitale dhe bizneset inovative në sektorin e mikpritjes dhe hotelerisë

Tutje, Komuna e Prizrenit thekson se do ta mbështesë pjesëmarrjen duke siguruar hapësirën ekspozuese, të përbashkët në panair, me qëllim promovimin e përbashkët të ofertës turistike të qytetit dhe bizneseve lokale.

“Të interesuarit mund të regjistrohen personalisht në zyrat e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik ose përmes e-mail-it: dtzhepz@gmail.com nga data 27/01/2026 deri më 02/02/2026. Për informata shtesë, mund ta kontaktoni Drejtorinë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik – Komuna e Prizrenit” – thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika