Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për media, i ka ftuar banorët e fshatrave të rajonit të Podgurit: Korishë, Malësi e Re, Lubizhdë, Skorrobisht, Gërmqar, Velezhë, Shpenadi dhe Trepeticë, si dhe të rajonit të Zhupës, të Komunës së Prizrenit, që të marrin pjesë në dëgjimin publik për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023.
Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.
Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në vegëzat e mëposhtme:






