LAJME

Komuna e Prizrenit fton banorët e fshatit Reçan që të jenë prezent në procesin e votimit të projektit fitues

Komuna e Prizrenit fton banorët e fshatit Reçan që të jenë prezent në procesin e votimit të projektit fitues
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Qershor 2023, 09:19
Një javë pas takimit të buxhetimit me pjesëmarrje në fshatin Reçan, Komuna e Prizrenit rikthehet sërish për ta votuar njërën nga tri idetë e propozuara, të hënën, më 26 qershor 2023, nga ora 18:00.
Me këtë rast pikërisht banorët e këtij fshati janë ftuar nga zyrtarët komunal që të jenë prezent masivisht në procesin e votimit të projektit fitues, i cili do të financohet nga Komuna e Prizrenit.
Ky proces ka nisur zbatimin në Komunën e Prizrenit me mbështetjen e USAID Kontrata Sociale dhe fshati Reçan është në mesin e tri vendbanimeve të përzgjedhura këtë vit.
Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎FFII ن PRIZREN PARATE TONA IDETE TONA PRIZRENI YNỀ 3 IDETE E PERZGJEDHURA NE REÇAN 1. Zgjerimi i rrugës "Selim Aslani" prej urës sẽ poshtme deri tek ura e lartë, te ëmbëltorja "Bosna". 2. Asfaltimi i oborrit të shkolles në Lubinjën e Epërme me hapesirë 1.240 m2. 3. Sanimi stadiumit nẽ fshatin Reçan. VOTIMI MẼ 26 Qershor, ORA 18:00 Vendi: Shkolla Fillore "Meto Bajraktari" Fsh. Reçan‎"‎

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika