LAJME

Komuna e Prizrenit drejt binjakëzimit me qytetin turistik Bodrum të Turqisë

Komuna e Prizrenit drejt binjakëzimit me qytetin turistik Bodrum të Turqisë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2022, 10:23

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në një postim në profilin e tij zyrtar në facebook ka njoftuar se është në prag të finalizimit të procesit të binjakëzimit mes qytetit të Prizrenit dhe qytetit turistik në Turqi, Komuna e Bodrumit. Ai gjatë një vizite ka njoftuar se ka takuar kryetarin e qytetit turk, Ahmet Aras me ç’rast u diskutua për zhvillimin e aktiviteteve turistike, ku u përmend rëndësia e urës së miqësisë që do të ndërtohet mes dy qyteteve turistike.

Postimi i plotë:

Kryetari Shaqir Totaj, në prag të finalizimit të procesit të binjakëzimit mes Prizrenit dhe Bodrumit, vizitoi kryetarin e qytetit turk, Ahmet Aras.
Me këtë rast u diskutua për zhvillimin e aktiviteteve turistike, ku u përmend rëndësia e urës së miqësisë që do të ndërtohet mes dy qyteteve turistike.
Gjithashtu, u fol për aktivitetet e kulturës, artit dhe turizmit që do të realizohen reciprokisht mes dy qyteteve.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika