- Reklama -

Komuna e Prizrenit do të ndajë nga 300 euro bursa për fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Burim Shala, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, njofton se komuna e Prizrenit për këtë vit do të ndajë nga 300 euro bursa për fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së.

“Për Invalidët e Luftës të UÇK-së dega në Prizren. Të gjithë ju invalidë të UÇK-së që keni fëmijë në shkolla të mesme, ju lutemi që të vini në zyret tona të Shoqatës nga data 23/01/2023 deri me 24/02/2023, dhe të na njoftoni sa fëmijë i keni në shkolla të mesme.

- Reklama -

Komuna e Prizrenit këtë vit ndanë nga 300 euro bursa për Fëmijët e Invalidëve të Luftës të UÇK-së dega në Prizren, andaj ne i falënderohemi kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj dhe drejtoreshës sëDrejtorisë së Arsimit znj. Luljeta Veselaj – Gutaj.

Dokumentat që duhet të na dërgoni:

1. Çertifikatën e lindjës të fëmijës
2. Vërtetimin që është në shkollë të mesme
(Klasa X -XI XII, mirët në shkollën ku vijon mësimin)
3. Kartelën kopje të Invalidit
4. Vendimi i pensionit të Invalidit
5. Letërnjoftimin kopje të Prindërit
6. Konfirmimin bankar të prindërit,ku duhet të transferohen mjetet

Me Respekt
Burim Shala
Kryetar i SH.I.L të UÇK-së dega Prizren

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort