Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Burim Shala, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, njofton se komuna e Prizrenit për këtë vit do të ndajë nga 300 euro bursa për fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së.
“Për Invalidët e Luftës të UÇK-së dega në Prizren. Të gjithë ju invalidë të UÇK-së që keni fëmijë në shkolla të mesme, ju lutemi që të vini në zyret tona të Shoqatës nga data 23/01/2023 deri me 24/02/2023, dhe të na njoftoni sa fëmijë i keni në shkolla të mesme.
Komuna e Prizrenit këtë vit ndanë nga 300 euro bursa për Fëmijët e Invalidëve të Luftës të UÇK-së dega në Prizren, andaj ne i falënderohemi kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj dhe drejtoreshës sëDrejtorisë së Arsimit znj. Luljeta Veselaj – Gutaj.





