LAJME

Komuna e Prizrenit dhe SHHB “Nëna Terezë” në përkrahje të të moshuarve dhe të margjinalizuarve

Komuna e Prizrenit dhe SHHB “Nëna Terezë” në përkrahje të të moshuarve dhe të margjinalizuarve
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2022, 16:25

Kryetari i komunës, Shaqir Totaj, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Shoqatës Humanitare Bëmirëse në Kosovë ”Nëna Terezë”, Zef Shala, me të cilin biseduan për projektet që kjo shoqatë i ofron dhe implementon, në ndihmë qytetarëve në nevojë. Më këtë rast u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Shoqatës Humanitare Bëmirëse në Kosovë ”Nëna Terezë” dhe komunës së Prizrenit, njofton përmes faqes zyrtare të komunës.

Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është përkrahja e përbashkët nga palët nënshkruese për personat e moshuar dhe të vetmuar, po ashtu do të mbështeten edhe të moshuarit e prekur nga pandemia COVID-19, të cilët jetojnë në qytet apo në zonat rurale, me fokus gratë e të gjitha komuniteteve dhe qytetarët që i takojnë grupeve të margjinalizuara në shoqëri, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika