LAJME

Komuna e Prizrenit dhe “Hidroregjioni jugor”, marrëveshje bashkëpunimi

Komuna e Prizrenit dhe “Hidroregjioni jugor”, marrëveshje bashkëpunimi
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Shtator 2022, 12:58

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe kryeshefi ekzekutiv i K.R.U “Hidroregjioni jugor” Sh.A, Prizren, Zenel Zenelaj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi lidhur me bashkëfinancimin e projektit “Zëvendësimi i gypsjellësit ekzistues AC Ჶ 150 mm të burimit të Cvilenit me gypsjellës të ri PEHD Ჶ 160 mm në segmentin rrugor “Çesma e Pashait – shkarkuesi I fundit – Prizren”, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Prizrenit dhe K.R.U “Hidroregjioni Jugor” Sh.A Prizren, nënshkruan sot marrëveshje për bashkëfinancim të projektit “Zëvendësimi i gypsjellësit ekzistues AC Ჶ 150 mm të burimit të Cvilenit me gypsjellës të ri PEHD Ჶ 160 mm në segmentin rrugor “Çesma e Pashait – shkarkuesi I fundit – Prizren”.

Në bazë të verifikimit të gjendjes në teren dhe analizave tekniko-analitike ndërrimi i këtij gypsjellësi është i domosdoshëm – projekt që duhet të përfundohet me emergjencë.
Ky intervenim do të ndikoj në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, furnizimi me ujë të pijes do të stabilizohet, do të zvogëlohen humbjet dhe do të bëhet evitimi i prishjeve të shpeshta.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika