LAJME

Komuna e Prizrenit dhe Ambasada e Shqipërisë organizojnë koncert festiv në Prizren

Komuna e Prizrenit dhe Ambasada e Shqipërisë organizojnë koncert festiv në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2022, 14:18

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se nën patronatin e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë , me datë 25 Prill 2022, e hënë do të organizohet koncert festiv nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në ora 21:00. Ju ftojmë të merrni pjesë dhe ta shijojmë së bashku këtë koncert me vlera artistike shqiptare.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika