LAJME

Komuna e Prizrenit apelon qytetarët për kujdes si shkak i erërave të forta

Komuna e Prizrenit apelon qytetarët për kujdes si shkak i erërave të forta
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2024, 11:06

Komuna e Prizrenit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka apeluar tek qytetarët për kujdes si shkak i erërave të forta.

Për shkak të erërave të cilat mund të shkaktojnë dëmtim të objekteve, rrëzim të pemëve etj, luten qytetarët që t’i marrin masat e nevojshme për ta siguruar vetën dhe pasurinë e tyre:
* Shmangni udhëtimet dhe qëndroni në ambiente të mbyllura.
* Kujdesuni për fëmijët kur ta mbarojnë mësimin.
* Siguroni dritaret dhe dyert për ta parandaluar dëmtimin e objekteve nga erërat.
* Kujdes për mjetet e parkuara.
Në rast emergjence, kontaktoni shërbimet e urgjencës në numrat:
112 Qendra e thirrjes;
192 Policia;
193 Zjarrfikësit;
194 Urgjenca;

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika